Nesër shqiptarët kudo që janë festojnë festat e nëntorit, sikur janë Dita e flamurit, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, dalja në skenë e UÇK-së, por edhe ditëlindja e ko mandantit legjendar Adem Jasharit.
Prandaj, gjatë kësaj kremte festive, sheshet por edhe qytetet kudo si në Shqipëri e Kosovë janë veshur me flamujt kuq e zi, por nuk mungon edhe ai shtetëror i Kosovës.
E lidhur me këtë për nesër si duket po paraljamëron një këngë të veçantë edhe tenori i shquar shqiptar, Ramë Lahaj.
Ai lajmin e ka bërë të ditur në Facebook. Kënga titullohet ‘Për ty atdhe’ dhe si duket i dedikohet pikërisht këtyre festave dhe sakrificës së madhe ndër breza.