Një s ulm ajror nga ana e rusëve është kryer në një qendër kërkimore shkencore në Ukrainë, duke shkaktuar f rikë nga ekspozimi ndaj rrezatimit.
Su lmi pretendohet të ketë pasur në shënjestër Institutin e Fizikës dhe Teknologjisë në Kharkiv.
Videoja nga vendi i ngjarjes kuptohet se tregon fl akë të mëdha në qendër, ku u krijua edhe bo mba bërthamore e BRSS.
Gran atimet u kryen rreth orës 20:20 me orën lokale, sipas dëshmitarëve. Ndërtesa përmban pajisje të cilat nëse dëmtohen mund të çojnë në ndotje radioaktive të mjedisit.
Ndërtesa tashmë është g oditur gjatë bombardimeve ruse të Kharkiv në fillim të kësaj jave. Pasi u shënjestrua për herë të parë, autoritetet thanë se instituti është shtëpia e një objekti kërkimor bërthamor me 37 qeliza të karburantit bërthamor.