Kina e quajti su lmin e Putinit ndaj Ukrainës një l uftë për herë të parë sot. “Ne shpresojmë të shohim që lu ftimet dhe l ufta të ndalet sa më shpejtë të jetë e mundur’ shkruan transmetuesi shtetëror CCTV duke cituar fjalët e ministrit të jashtëm kinez Wang Yi gjatë një video-konference me homologun e tij francez Jean-Yves Le Drian.
Wang i bëri thirrje të gjitha palëve që të qetësohen dhe të ndërmarrin më shumë veprime për të parandaluar përshkallëzimin në Ukrainë, raportoi CCTV. Kina ende nuk e ka quajtur luftën një pushtim pasi nuk dëshiron të dalë kundër Rusisë në skenën ndërkombëtare.
Megjithatë, Pekini e ka zbutur mbështetjen e tij për Moskën, por ende po refuzon thirrjet për t’u bashkuar me Perëndimin në sanksionimin e Rusisë.
Të enjtën Kina refuzoi të furnizonte linjat ajore ruse me pjesë avioni, zbuloi një zyrtar rus i aviacionit. Rusia do të kërkojë të marrë pjesë nga vendet e tjera përfshirë, Turqinë dhe Indinë, sipas agjencisë ruse të lajmeve.
Wang e përshkroi marrëdhënien kinezo-ruse si ‘të qëndrueshme’ në fillim të javës, por ndryshimi në tonin sugjeron një ndryshim në pikëpamjen e Kinës për konfliktin. Ukraina i ka kërkuar Pekinit që të përdorë lidhjet e saj me Kremlinin për t’i dhënë fund pushtimit.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha të shtunën se kishte marrë garanci se “Kina është e interesuar të ndalojë këtë luftë”, duke rritur shpresat se vendi mund të veprojë si ndërmjetës midis Ukrainës dhe Rusisë.
Kina ka pretenduar neutralitet që nga sulmi i Putinit në Ukrainë, duke abstenuar nga një rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që i bën thirrje Rusisë të tërheqë trupat e saj më 2 mars.