Lajme

Rritja e çmimeve, aktori Flor Binaj në protestë: Nuk kanë bukë të hanë njerëzit, mos nxirrni në protesta sufllaqexhinjtë

Aktori Florjan Binaj deklaroi këtë pasdite nga protesta para kryeministrisë se qeveria ka nxjerrë në fus hëbetejë patronazhistët pas tre ditësh protestë nga qytetarët kundër rritjes së çmimeve.

“Qeveria në vend që të heqi ato taksat që kërkojmë ne ka nxjerrë në fushëbe tejë suflaqexhinjtë dhe gjithë servilët e spiunët duke vjellë vrerë për këtë protestë. Kujtojnë se ju keni dalë për t’u bërë kryeministër, por e kemi kryeministrin që mos e paçim.”-tha Binaj.

Aktori më tej tha se të gjithë protestuesit kanë dalë për dinjitetin njerëzor, për ata që s’kanë mundësi të hanë bukë.

“Ata të varfërit në çdo skaj të kenë mundësi të hanë bukë dhe ata që bëjnë patronazhistët të mos hanë më m*t.”-tha Binaj.

MË TË LEXUARAT

To Top