Lajme

”Kur nuk përballon dot krizën, liro karrigen”/ Rama i kthehet shqiptarit: Atë e vendosin ata që më kanë votuar

Edi Rama ka replikuar me një qytetar i cili i kërkon llogari për rritjen e çmimeve madje i thotë kryeministrit që të japë dorëheqjen nëse nuk e përballon dot presionin.

Komentuesi: Kur nuk je i aftë ta përballosh krizën çohu zgupthi dhe liro rrugën…

Edi Rama: Përballimi i krize nuk do të thotë që ti të mos e ndjesh krizën dhe të krizën dhe të kërkosh qiqra në hell, po quhet që kriza të mos të të mbys dhe të dalësh pa plagë të rënda!

Ajo që nuk kuptoj unë është pse disa vetëm flasin dhe as dëgjojnë as lexojnë, ndërkohë që unë po tregoj me fakte se si po e përballojmë deri tani më të vështirën, krizën energjitike! Sa për lirimin e rrugës këtë e vendosin ata që më kanë votuar.

MË TË LEXUARAT

To Top