Lajme

Putin merr göditjen e radhës nga Amerika/ Ja cili është vendimi i radhës që u vendos

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, njoftoi të premten, më 11 mars, se SHBA-ja do të ulë në mënyrë drastike statusin e saj tregtar me Rusinë si ndës hkim për p ushtimin e Ukrainës dhe gjithashtu do të ndalojë importet e ushqimeve të detit, al koolit dhe diamanteve ruse.

Këto masa tregtare ndaj Rusisë, Biden tha se po merren në koordinim me Bashkimin Evropian dhe vendet e G7.

G7 është një forum politik ndërqeveritar i përbërë nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

“Bota e lirë po bashkohet për t’u përballur me Putinin”, tha Biden nga Shtëpia e Bardhë.

Heqja e statusit të “kombit më të favorizuar” nga Rusia do t’i lejojë SHBA-së dhe aleatëve të vendosin tarifa më të larta për disa importe ruse, duke rritur izolimin e ekonomisë së këtij shteti.

Ndryshimet e presidentit Biden në statusin tregtar me Rusinë vijnë pasi p resioni dypartiak është rritur në Uashington për të a nuluar atë që njihet zyrtarisht si “marrëdhënie e përhershme normale tregtare” me Rusinë.

Në kuadër të masave të reja të Shteteve të Bashkuara përfshihet ndalimi i importit nga Rusia të alkoolit si vodkës, dhe ushqimeve të detit, si kaviari. Në kuadër të masave përfshihet edhe ndalimi i eksportit të mallrave luksoze në Rusi e që përfshin artikuj si duhan, veshje, bizhuteri, makina dhe antike.

Qëllimi i këtyre masave sipas zyrtarëve amerikanë është që vazhdohet me dëmtimin e oligarkëve rusë duke i privuar ata nga komoditeti pasi SHBA-ja vazhdon përpjekjet e saj për ushtrim të presionit rreth atyre që janë afër presidentit rus, Vladimir Putin.

Ditë më parë SHBA-ja vendosi të ndalojë importet e produkteve ruse të naftës dhe gazit.

MË TË LEXUARAT

To Top