Ministria e Mbrojtjes dhe e Inteligjencës së Ukrainës pohuan të premten se presidenti rus, Vladimir Putin, ka “urdhëruar përgatitjen e një su lmi terr orist” në centralin bërthamor të Çernobilit.
Ndonëse ishte e pamundur të konfirmohej a kuza, siç raporton The New York Times, zyrtarët ukrainas kanë lëshuar paralajmërime të tjera të rrepta për vendet ku gjenden termocentralet bërthamore.
Këtë javë, për shembull, ukrainasit paralajmëruan për rreziqet e shkaktuara nga humbja e energjisë elektrike në Çernobil, edhe pse ekspertë të pavarur, teksa ishin të shqetësuar, thanë se nuk shihnin ndonjë rr ezik të menjëhershëm.
Megjithatë, Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar shpesh për mundësinë e ngjarjeve të “flamurit të rremë” në të cilat rusët mund të organizojnë su lme dhe të përpiqen t’i fa jësojnë Ukrainën.
Çernobili ka qenë nën kontrollin e for cave ruse që në ditët e para të lu ftës dhe ministritë ukrainase thanë në deklaratën e tyre të premten se tani besonin se diversantët rusë kishin hyrë në fabrikë duke u paraqitur si punëtorë riparimi elektrik.