Lajme

Shqiptarët janë ngritur në protesta kundër rritjes së çmimeve, Rama: Nuk është populli ai!

Mijëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme para Kryministrisë për të tretën ditë me radhë, për të protestuar për uljen e çmimeve të naftës dhe produkteve të tjera.

Ndërkohë ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili ndodhet në Turqi. Në një postim në rrjetet sociale, ai thotë se në protestë nuk ka dalë populli, por një pakicë në kërkim të rrëmujës, teksa akuzon se pas kësaj proteste fshihen “hijet e së shkuarës” që kërkojnë të manipulojnë njerëzit.

“Per ke e njeh doren e nongratave te shpallur e të pashpallur, keto protesta jane nje perpjekje e ulet e te te njejtave hije te se shkuares, per te manipuluar njerezit duke hedhur gurin e fshehur doren! Ky nuk eshte populli, po e njejta pakice e zhurmshme ne kerkim te rremujes”, shkruan Rama.

MË TË LEXUARAT

To Top