Igori kishte arsye të forta për të mos shmangur hyrjen në radhët e ush trisë ukrainase: dy fëmijë të vegjël dhe një grua shtatzënë që po priste të lindte. Sapo filluan luf timet e z jarrta në gjithë territorin e vendit, ush taraku 40-vjeçar menjëherë bëri kërkesë për të mbrojtur Ukrainën. Këtë histori e shpërndau Garda Kombëtare e Ukrainës.
Për hir të ardhmërisë së fëmijëve të tij, ai tani po qëndron në mbrojtje të vendlindjes së tij.
“Lu fta është këtu jam unë. Thjesht është detyra ime të mbroj Atdheun që familja ime të jetojë e sigurt dhe e qetë. Unë kam dy djem që rriten – Oresti, më i madhi që është katër vjeç dhe Ustim që është vetëm dy. Unë duhet të bëhem një shembull i denjë për ta.”
Ka kaluar gati një javë që kur Igor u mobilizua dhe gjatë shërbimit, i erdhi një telefonatë nga bashkëshortja: Unë po lind.
“Shkova te ko mandanti dhe të gjithë më mirëkuptuan. Pastaj i lashë armët, shkova me shpejtësi në Vinnytsia dhe pata kohë për të pritur lindjen. Një natë kalova me foshnjë dhe gruan dhe në mëngjes u ktheva në njësinë us htarake”, shtoi i mobilizuari.
Tashmë Garda Kombëtare e Ukrainës janë vendosur në pozicion lu ftarak. Mbrojtësi i mungon tme rrësisht familjes së tij. Por ai është i sigurt që shumë shpejt do të kthehet në shtëpi me fitore, ku tashmë e presin tre vogëlushët e tij”.