Çifti i famshëm i Tik-Toku, 61-vjeçarja Cheryl dhe bashkëshorti i saj Quran Mçain 24-vjeç, kanë bërë të ditur lajmin e lumtur se shumë shpejt do të bëhen prindër.
Kjo nuk është hera e parë që Cheryl bëhet nënë, pasi ajo ka tashmë 7 fëmijë dhe 17 nipër e mbesa, ndërsa i riu do të bëhet baba për herë të parë.
Çifti i cili u martua shtatorin e kaluar kanë shpjeguar se e vetmja mënyrë për të plotësuar ëndrrën e tyre, ishte të gjenin një nënë surrogate.
Çifti që kanë një diferencë moshe prej 37 vitesh, janë shprehur se janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 120,000 paund për një nënë surrogate, vetëm që të arrijnë të bëhen prindër.
Cheryl dhe Quran Mçain po jetojnë në Romë dhe janë shprehur shumë të emocionuar për të voglin që do të vijë në jetë.
Dyshja u takuan kur Quran ishte vetëm 15 vjeç, por pasi humbën kontaktet për pak kohë, u lidhën kur ai ishte tashmë adult.