Lajme

Bledi Mane: Kosovarët nuk dinë asgjë, as çfarë është vaj ullirit, janë pjesë e jona por s’japin gjë

Gazetari nga Shqipëria, Bledi Mane, ka ofenduar kosovarët duke thënë se “nuk e përdorin vajin e ullirit”. Gjatë një rubrike në “E Diell” në Top Channel, teksa po flitej për “Sunny Hill”, ai ka bërë deklaratën që ka ngjallur mjaft debate.

“Kosova është pjesë e jona, ne e duam shumë por Kosova nuk të ofron asgjë. Ju nuk perdoni vajin e ullirit, ende jeni te pleskavica dhe lakra”, ka thënë Mane.

Më pas ka ardhur edhe reagimi i gazetarit nga Kosova, Milaim Zeka. “Kjo çka thua ti është një puro racizëm dhe një puro hajvanillak”, i ka thënë Zeka – Mane.

Kjo deklaratë e gazetarit që është i përjavshëm në “E diell” në Top Channel ka shkaktuar reagime të shumta dhe pakënaqësi te vëllezërit tanë në Kosovë.

Nuk është hera e parë që gazetari në fjalë bën deklarata të forta që ngjallin diskutime dhe reagime te shumta në rrjetet sociale.

Deklarata e tij është bërë lajm në gjithë mediat dhe portalet në Kosovë, gjë që i ka mërzitur shumë shqiptarët e Kosovës dhe komentet kritike ndaj tij kanë qenë të shumta.

MË TË LEXUARAT

To Top