Leximi

Jeni ftohur tani në verë/ Kjo është kura e duhur, sherbelë dhe mjaltë

Ngitjet e temperaturave shoqërohen me raste në shtim të të prekurve me ftohje të papritura.

Ndryshimi i temperaturave të mëngjesit dhe mbrëmjes nga ato të drekës sjellin konfuzion në mënyrën e të veshurit.

Cilat janë shenjat më të përhapura të ftohjeve të pranverës?
Problemet me fytin, bajamet, kolla dhe rrufa janë shenjat më të përhapura.

Ndaj AgroWeb.org ju këshillon një përzierje shumë efikase për të qetësuar shëndetin, për të ringjallur organizmin dhe për më shumë energji.

Mjalti dhe sherebela janë dy dhurata të natyrës, që së bashku përbëjnë një superfuqi kuruese.

Në Shqipëri sherebela është një bimë me shumë rëndësi.

Sherebela gjendet në mjaft zona të Veriut dhe të Jugut, aq sa dhe e eksportojmë në shumë vende të botës.

30 gramë gjethe të thata sherebele

Një majë luge piper i kuq djegës

3 gota ujë

Mjaltë sa më cilësor

Lëng limoni, sipas dëshirës

Mënyra e përgatitjes
Përzieni sherebelën, piperin dhe ujin në një enë. Vendosini në zjarr për vlim, pastaj ulni pak nxehtësinë dhe ziejini derisa uji të përgjysmohet.

Më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak. Shtypni gjethet e sherebelës brenda çajit, në mënyrë që të nxirrni sa më shumë lëng prej tyre. Më pas kullojeni.

Shtoni mjaltë për shije dhe lëngun e limonit. Pas ftohjes vendoseni në frigorifer dhe pini nga 1-2 lugë gjelle ose më shumë sipas nevojës për qetësimin e dhimbjes së fytit për kollën dhe për infeksionet në rrugët e frymëmarrjes.

Për të mos u neglizhuar
Çaji i sherebelës këshillohet të mos përdoret tek gratë shtatëzëna.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, sasi të mëdha të sherebelës mund të shkaktojnë rrahje të shpeshta të zemrës.

Nëse vuani nga diabeti, përdoreni vetëm me këshillimin e mjekut.

MË TË LEXUARAT

To Top