Leximi

Po çudisin botën, çifti: Kemi dy vite bashkë, po akoma s’jemi puthur ditën e dasmës

Një çift që janë së bashku për gati dy vjet, kanë rrëfyer se ende nuk janë puthur dhe se janë duke pritur deri në martesë.

Ata këmbëngulin se mungesa e kontaktit fizik ka ndikuar pozitivisht në marrëdhënien e tyre ‘të ekuilibruar e të shëndetshme.

Kaytlin O’Neall, 22 vjeç, nga Little Elm, Teksas, ka ndezur një debat të madh në internet pasi pranoi se ajo dhe i dashuri i saj prej gati dy vitesh, Drew, nuk kanë pasur ende një puthje.

Ajo këmbënguli se vendimi për të shmangur ndërveprimin ‘intim’ e ka bërë romancën e tyre edhe më të fortë dhe se ‘kjo nuk do të thotë se ata e duan më pak njëri-tjetrin’.

Ajo fillimisht foli për zgjedhjen e tyre në një video të TikTok, në të cilën iu përgjigj disa reagimeve që kishte marrë nga miqtë e saj dhe klipi shpejt u bë viral, duke fituar më shumë se dy milionë shikime brenda pak ditësh duke lënë shumë njerëzit në rrjet skeptikë.

Shumë persona shkruanin se i dashuri i saj ishte një g ay i kamufluar pasi nuk kishte tentuar ta puthte më parë. Me apo pa dëshirën e tyre, ky çift është bërë viral me historinë e tyre.

MË TË LEXUARAT

To Top