Një hoxhë nga Kosova, Bedri Lika, ka thënë se është mëkat i madh përdorimi i Wireless’it të fqinjëve, pa dijeninë dhe lejen e tyre.
Sipas tij nuk është e lejueshme përdorimi i Wi-Fi-së së askujt pa leje, por në veçanti i fqinjve. “Përdorimi i Wi-Fi të kojshisë dhe jo vetëm të kojshisë po Wi-Fi të çdo njërit, pa leje të pronarit nuk lejohet.
Sidomos Wi-Fi i kojshisë nuk lejohet, për arsye se dënimi dhe mëkati është më i madh” ka thënë ai. Kjo deklaratë është bërë virale në rrjet.
Hoxha mund të ketë shumë të drejtë dhe mund të jetë vërtet haram dhe mëkat i madh, por është një mëkat që e ka bërë të paktën njëherë në jetë vdo shqiptar.Dihet historikisht që ne shqiptarëve na pëlqen shumë cdo gjë e komshinjve më shumë se e jona dhe sa herë që është mundësia për ta kopjuar, vjedhur, nuk ngurrojmë ta bëjmë.Të shumtë janë rastet kur shqiptarët i vjedhin dritat njëri-tjetrit, ujin, vendin e parkimit etj dhe jo më wirelessin me gjithe pasuordin.