Leximi

Ju bën shumë mirë për shëndetin/ Këto janë pesë arsyet pse duhet të laheni me ujë të ftohtë

Me hir apo me pahir, dushi i ftohtë mund të jetë një bekim për trupin e njeriut. Ekspertët e shëndetit thonë se dushi me ujë të ftohtë ofron përfitime të rëndësishme për trupin e njeriut, pesë prej të cilave i gjeni të renditura në këtë artikull të AgroWeb.org.

Më Shumë Energji:
Momenti i përplasjes së ujit në trup është shokues. Megjithatë, momenti i shokut zgjat pak.

Njeriu do të jetë në gjendje të marrë frymë thellë, rrahjet e zemrës janë të larta dhe i gjithë trupi merr një furnizim të menjëhershëm me gj ak.

Ky ndikim i fortë i ujit të ftohtë do të vërehet gjatë sepse njeriu do të ketë energji natyrale gjatë ditës.

Qarkullimi Më i Mirë i Gj akut
Uji i ftohtë nxit g jakun që të rrethojë organet në përpjekje për të mbajtur trupin të ngrohtë.

Kësisoj gj aku qarkullon mjaft mirë falë enëve të zgjeruara të g jakut.

Një praktikë e tillë përmirëson shëndetin e përgjithshëm të zemrës.

Rimëkëmbja e Muskujve
Sportistët bëjnë gjithmonë dush me ujë të ftohtë pas stërvitjes ose ndeshjes.

Ekspertët besojnë se dushi me ujë të ftohtë pas një aktiviteti fizik u bën mirë muskujve dhe zbut d himb jen e stërvitjes.

Shëndeti i Flokëve Dhe Lëkurës
Uji i ngrohtë ka tendencën të përthajë lëkurën dhe të largojë prej saj vajrat natyralë.

Uji i ftohtë nga ana tjetër e bën lëkurën më të mbledhur ndërkohë që qarkullimi i përmirësuar i gj akut mundëson flokë plot shkëlqim e lëkurë të shëndetshme.

Rënia Nga Pesha
Ka shumë ekspertë që besojnë se dushi i ftohtë mund të të ndihmojë për rënien nga pesha.

Teoria e dushit të ftohtë për rënien nga pesha bazohet në aftësinë e trupit për të ndenjur ngrohtë.

Kur njeriu është i ekspozuar ndaj të ftohurës ekstreme, trupi është i detyruar të djegë më shumë kalori teksa përpiqet të vetëngrohet.

E njëjta ide vlen edhe për përshpejtimin e metabolizmit duke pirë ujë të ftohtë.

Kjo për arsye se trupit i duhet të punojë fort për të rritur temperaturën e brendshme.

MË TË LEXUARAT

To Top