Leximi

Keni probleme me hekurin/ Këto janë këshillat që duhet të ndiqni dhe do hekurosni aq lehtë

Një hekur dhe me avull është një mjet thelbësor në arsenalin tuaj të kujdesit ndaj veshjeve.

Një paisje e tillë me avull bën një punë mjaft të mirë për të lëmuar dhe larguar edhe rrudhat më kokëforta nga pëlhurat tuaja.

AgroWeb.org në bazë të hulumtimeve të kryera, zbulon sot për ju se cilët janë 3 hekurat më të mirë që mund të blini në 2022 me një buxhet të arsyeshëm.

Hekuri Maytag M400
Ky është një hekur që zakonisht kushton relativisht lirë. Është i shpejtë dhe efektiv në heqjen e rrudhave dhe është hekuri më i përballueshëm ekonomikisht që funksionon me një efikasitet të lartë.

Fillon të prodhojë avull në rreth 25 sekonda pas ndezjes, më shpejt se shumë produkte të ngjashme.

Edhe pse ka një rezervuar të vogël uji, ai prodhon avull për rreth 30 % më gjatë se zgjedhja jonë rradhës në lishtë Rowenta SteamForce, e cila zakonisht kushton pothuajse tre herë më shumë.

Maytag është gjithashtu më e lehta në peshë, gjë që e bën edhe më të lehtë punën për duart dhe krahët.

Megjithëse hekurat më të rëndë mund të jenë të dobishëm për të rrafshuar rrudhat, përsëri ju do të mund të lëmoni lehtësisht pëlhurat falë shpërthimit të fortë të avullit të Maytag.

Hekuri Black+Decker Allure Professional Steam Iron D3030
Krijon shpërthime më të forta avulli se Maytag M400, pllaka e tij prej çeliku inox rrëshqet pa probleme nëpër një sërë pëlhurash dhe doreza është një nga më të rehatshmet për t’u mbajtur dhe përdorur.

Është një hekur fantastik dhe i përballueshëm ekonomikisht. Një performues i mirë dhe zakonisht kushton më pak se Maytag.

Hekuri Rowenta SteamForce DW9280
Funksionon më mirë se çdo hekur tjetër. Ai largon rrudhat me pothuajse asnjë përpjekje.

Një hekur që mund të lëshojë më shumë avull se shumë të tjerë që mund të keni testuar edhe ju vetë.

Është pak i rëndë në peshë dhe shumë më e shtrenjtë se zgjedhja jonë e parë dhe e dytë, por ia vlen nëse qepni. Kjo peshë është e dobishme për rrafshimin e shtresave.

MË TË LEXUARAT

To Top