Rreth një muaj më parë u raportua se këngëtari Art Abazi është ndarë nga e fejuara e tij, Rreze Qerreti.
Të njëjtit lanë vend për dyshime pasi hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale e madje larguan të gjitha fotografitë e përbashkëta nga Instagrami.
Megjithatë, një reagim në lidhje me këtë u bë së fundmi nga artisti shqiptar duke konfirmuar se janë bashkë.
“Të “ndarë” nga mediat padrejtsisht, të bashkuar prej vitesh, përjet’sisht”, ka shkruar ai në një postim përkrah partneres.