Një 70 vjeçare në Indi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë pas përpjekjeve prej 54 vitesh. Chandravati, solli në jetë një fëmijë të shëndetshëm në fillim të kësaj jave.
E moshuara dhe burri i saj pritën fëmijën e tyre të parë pas një faze të suksesshme të fekondimit in vitro (IVF).
Nëna dhe foshnja thuhet se janë mirë, sipas raporteve të mediave lokale. Çifti u përpoq për pesë dekada të kishin fëmijë dhe vizitoheshin rregullisht tek mjekët.
Pavarësisht se janë të kënaqur që më në fund arritën të mbesin shtatzënë, ata pranojnë se kanë disa rezerva për të pasur një fëmijë në një moshë kaq të pazakontë.
Në vitin 2019, Erramatti Mangayamma nga India u bë personi më i vjetër në botë që lindi pasi kishte binjakë në moshën 74-vjeçare.