Mund të ju duket e çuditshme por banaku i kuzhinës është një ndër vendet më të papastra në shtëpi. Ndonëse ju aty gatuani, përgatitja e ushqimeve, larja e fruta perimeve në lavaman, prerja e mishit në dërrasën përkatëse mund të mbushë sipërfaqen e banakut me baktere apo substance që mund të çojnë në helmimin e ushqimit. Pse mishi i bardhe i pules nuk duhet lare perpara gatimit
Ky ambient duhet mbajtur pastër në çdo kohë dhe më poshtë do të lexoni 5 këshilla praktike si të mbani larg bakteret nga banaku.
Ndërroni një herë në dy ditë peshqirët që fshini banakun
Peshqirët e lagur mund të krijojnë myk në sipërfaqen e banakut ndaj sigurohuni që ata të jenë të thatë kur të përdoren. Nëse përdorni pastrues të ndryshëm, mos përgatisni menjëherë ushqim pa e shpëlarë banakun me ujë, pasi substancat kimikate mund të absorbohen nga ushqimi juaj.
Përdorni përbërës natyralë.
Lëngu i limoni është një dezinfektues i shkëlqyer. Përzierja gjithashtu e sodës së bukës me uthullën e mollës mund të jetë një metodë efikase pastrimi. Ajo mund të aplikohet direkt në çdo sipërfaqe kuzhine dhe do të lërë pas një aromë të këndshme.
Ndërroni sfungjerët rregullisht
Sfungjerët janë vatra e baktereve. Pas çdo përdormi ata duhen shpëlarë me ujë të bollshëm dhe të lihen të thahen.
Pastrimi me avull
Pastrimi me avull është një mënyrë e thjeshtë për të vrarë mikrobet në vende që ju nuk mund të arrini.
Mos harroni të pastroni një herë muaj frigoriferin, sobën dhe mikrovalën.
Këto pajisje janë në kontakt të drejtpërdrejtë me ushqimin tuaj, prandaj është e nevojshme t’i pastroni sa më shpesh.
Ruani në mënyrën e duhur ushqimet e papërpunuara si mishi i kuq.
Të gjitha ushqimet e papërpunuara janë më të ndjeshëm ndaj mikrobeve të dëmshme që mund të shkaktojnë sëmundje.Mbani mishin e papërpunuar të mbyllur dhe larg frutave dhe perimeve.