Një çift italian ka arritur të ndryshojë identitetin pas një procesi të gjatë dhe tashmë do të mund të martohen. Kjo histori vjen nga Recanati, Itali.
Ajo u bë ai, Emanuele Loati, 25 vjeç dhe ai u bë ajo, Maura Nardi, 41 vjeç. Ata gjetën identitetin e tyre, të njohur nga shteti dhe nga vendi ku banojnë.
Tashmë, falë dokumenteve të reja nga zyra e gjendjes civile të Recanatit, ata do të martohen. Maura ka qenë e verbër që në moshën 19-vjeçare, për shkak të një sëmundjeje të retinës dhe punon si operatore centrale për një institucion publik. Të gjithë e mbështetën në rrugën e “tranzicionit” që nisi në 2018.
Emanuele tha se ishte inkurajuar nga përvoja e të fejuarës dhe kishte vendosur që të bënte të njëjtën gjë. Në Recanati, dhe pse një qytet i vogël, lajmi u prit pozitivisht.
“Të gjithë e mirëpritëm këtë vendim me kënaqësi, nuk kishte paragjykime, shpjegon Antonio Bravi, kryebashkiak i Recanatit.
Ndërkaq, Bravi thekson se “Nëse vendosin ta bëjnë dasmën në zyrat e bashkisë, unë do t’i martoj me kënaqësi të madhe”.