Leximi

Mrekulli! Pasi u martua 24-vjeçares i kthehet shikimi, reagimi i parë kur pa të shoqin

Sophia Corah në një nga mëngjesit e majit të vitit 2017 u zgjua me shikim të dobët, deri kur në fund të atij viti ajo humbi tërësisht atë. Jeta ju bë shumë e vështirë, ama pavarësisht gjendjes, 24 vjeçarja nuk i ndali studimet.

Në Universitet takoi 25 vjeçarin Christian Corah dhe pas një viti lidhje finalizuan dashurinë me martesë. Dy të rinjtë thonë s ekanë përjetuar një dashuri me shikim të parë.

Historia e tyre i dha një kuptim të ri shprehjes “dashuri në shikim të parë”, ku një vit pas lidhjes çifti u martuan. Edhe pse e verbër Sophia vendosi të martohej, partnerin nuk e kishte parë asnjëherë më parë, por ai u bë mbështetja e saj më e madhe.

Sophia vendosi të operonte sytë, dhe gjatë kësaj periudhe, i dashuri i saj Christian e ndihmoi me gjithçka. “Christian më mbështeti gjatë gjithë kohës kur isha i verbër dhe madje ndihmoi të gjeja kirurgun që më bëri operacionin për të rifituar shikimin tim”, është shprehur ajo. “Ai u kujdes për mua dhe më bëri të ndihem kaq i veçantë”.

Në vitin 2019, Sophia u operua dhe fatmirësisht gjithçka shkoi mirë sepse asaj iu rikthye shikimi, e madje ishte hera e parë që do shihte burrin e saj. 24 vjeçarja tregon se partneri ishte aq i bukur sa edhe e kishte imagjinuar gjithmonë.

“Unë nuk mund të shihja se si dukej Christian kur e takova. “Por pasi u qetësova, kuptova se sa i lezetshëm ishte. Ai ishte edhe më i pashëm nga sa mund ta imagjinoja”, ka treguar ajo, duke pranuar të ndajë historinë e saj.

MË TË LEXUARAT

To Top