Leximi

Mjeku popullor, Ylli Merja: Ja si të shpëtoni nga dhimbja e veshit për 5 minuta

Mjeku popullor Ylli Merja shprehet se rastet e infek sioneve të veshit mund të kurohen shumë lehtësisht përmes bimëve medicinale, miksimit të tyre me njëra-tjetrën dhe çajrave që mund të realizojmë në kushtet e shtëpisë. Ndërsa solli disa variante recetash që do t’ju lehtësojnë menjëherë dhimbjet.

“Mund të marrim pak kamomil, ta ziejmë dhe ngrohim në avullin e saj një fasho, këtë avullin me kamomil e vendosim tek veshi. Mund të bëjmë një kombinim midis kamomilit dhe borzilokut, një kombinim midis kamomilit dhe rozmarinës, pra çfarë bimësh të kemi në shtëpi. Pastaj e zhysim këtë copën në çaj e shtrydhim dhe nuk duhet të çojmë ujin në kanalin e veshës sepse na infekton më keq. Këtë garzën e vendosim dhe mbulojmë veshin.

Nëse kemi uthull molle ose hudhër, mund të na japi një efekt qetësues, kompres nga jashtë. Uthullën e mollës e hollojmë me ujë të ngrohtë më parë. Ndërsa mund të japim në formulë që ka dhënë rezultat, merrni pak vaj ulliri mund të hedhim në të fetat e një qepe të kuqe ose fundi i rrënjës së preshit, thelpinj hudhre, katër goxha karafili, pak rigon, kaurdisim sa qepa ose hudhra të marr ngjyrë kafe e marrim e lehtë të ftohet dhe me tamponin e veshit e hedhim disa pika në vesh dhe bëjmë masazh jashtë. Vëmë re që brenda 5 minutash veshi është plotësisht i qetë” këshilloi doktori popullor Ylli Merja.

Ndër të tjera ai tha në emisionin ‘Rreze Dielli’ se edhe personat të cilët e kanë kaluar më parë infeksionin në vesh mund t’i përsërin kurat me recetat e mësipërme për t’u siguruar që infeksioni dhe dhimbja e veshit nuk do të rikthet sërish:

Patjetër që mund ta bëjë kurën, sikur dy pika nga ky vaji ( propolis me rigon) të hedhi në ditë ëshë e mjaftueshme dhe jemi brenda asaj situatës së zgjidhjes madje edhe mund ta pijë një lugë në ditë sepse është antviral i fuqishëm.

MË TË LEXUARAT

To Top