Leximi

Bimë e rrallë mjekësore që kushton shumë/ Ja në cilin qytet shqiptar rritet

Në Kukës kultivohet një bimë e rrallë, me vlera kurative për njeriun që quhet Lule Ciani. Kjo bimë konsiderohet si një antioksidant, por që kërkohet shumë nga industria kozmetike, prej dy vitesh atë e kultivojnë fermerët në fshatin Shtiqen të Kukësit.

Gazmend Koldashi është ndër fermerët e parë ka mbjellë sipërfaqe të mëdha toke me Cian. Ai tregon se vlera e kësaj bime në treg është e lartë, por po aq, edhe mundi për ta rritur.

“Unë jam për herë të dytë në kultivimin e bimës së cianit të kaltër dhe të kuq. Viti i kaluar ishte një eksperiencë për herë të parë, këtë vit kemi bërë shumë mund dhe shpenzime për të arritur prodhimin”, shprehet fermeri Gazmend Koldashi.

Dëshira e fermerit Koldashi është ta zgjerojë parcelën për ta hedhur produktin në treg, por ajo që e ka penguar deri më sot është mungesa e fuqisë punëtore.

“Për vaditjen kemi marrë një sistem turk për vaditjen e këtyre bimëve sepse kanë një procedurë të veçantë. Deri diku jemi të kënaqur për prodhimin dhe vjeljen, por jemi pak me probleme me mungesën e fuqisë punëtore. Ka kosto për këtë pjesë sepse është pak e vështirë për ta bërë në këtë zonë”, shprehet ai.

Kukësi shquhet për mbjelljen e bimëve të egra mjekësore, kohët e fundit fermerët u orintuan drejt kultivimit edhe të bimës së sherebelës./Report.tv

MË TË LEXUARAT

To Top