Leximi

I ka bërë gjithë shqiptarët krenarë, ‘Mjeshtri i madh’ punësohet si pastrues rrugësh në Vlorë

Tingujt e tij e kanë bërë Shqipërinë krenare në skenat e botës. Vendim Kapaj, “Mjeshtri i madh” , instrumentisti i njohur në Labëri e më tej, i vetmi në Ballkan që mund t’i bjerë fyellit me dhëmbë, me një karrierë 50 vjeçare, këtë të diel nuk e gjen duke luajtur muzikë por në kantierin e mbeturinave duke pastruar plehrat e qytetit.

Vendimi , 64 vjeç, tregon se bashkia Vlorë e ka punësuar në shërbimet e qytetit, shkruan Euronews Albania.

“Prapë unë nuk e neglizhoj, ka rëndësi që jam në punë edhe ushqehem. Mbaroj punën shtetërore që na takon, pastaj në pasdite bëjmë prova, kompozime të reja.”

Me modestinë e artistit të madh, Vendimi thotë se ndihet krenar të kontribuojë për pastërtinë e vendit. “E kam për nder që edhe e nderoj qytetin tim në skenat kombëtare, ndërkombëtare por jam krenar që jam pjesëtar i pastrimit të qytetit,” – u shpreh ai.

Megjithatë ajo që e shqetëson është neglizhenca e treguar kundrejt artistëve. Babai i katër fëmijëve, ndonëse i lënë në harresë, ka një merak për ata që e shohin. “Mos e politizoni, unë jam fisnik mbaj qytetin pastër,” – tha artisti.

MË TË LEXUARAT

To Top