Meteoropatia është një çrregullim që lidhet me ndryshimin e motit. Simptomat janë të ndryshme dhe varen nga njerëzit por edhe nga situatat specifike meteorologjike: në disa individë shfaqet me dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe kyçesh, ndryshime në humor, rritje të papritur të presionit të gj akut etj.
Njerëzit që janë të ekspozuar shpesh ndaj stresit janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit, sepse enët e tyre të gjakut janë në një gjendje spazme të vazhdueshme për shkak të hormoneve të stresit, kështu që është shumë më e vështirë për ta të zgjerohen ose ngushtohen kur ndryshon moti.
Ja çfarë mund t’ju ndihmojë nëse keni dhimbje koke si pasojë e motit:
Dush
Uji i alternuar i temperaturave të ndryshme stimulon tkurrjen dhe zgjerimin e enëve të gj akut.
Aktivitet fizik intensiv
Vrapi, noti ose ecja e shpejtë duhet të jetë një nga aktivitetet që bëni çdo ditë. E gjithë kjo rrit rrahjet e zemrës dhe rrjedhjen e g jakut, gjë që bën që enët e gj akut të zgjerohen. Rrjedha e gj akut zvogëlohet në fund të stërvitjes dhe enët e gj akut ngushtohen.
Masazh
Dhimbja e shpinës dhe ngurtësimi i qafës janë të zakonshme tek njerëzit që rrinë ulur pjesën më të madhe të ditës. Masazhi i rregullt i shpinës dhe qafës mund t’ju lehtësojë dhimbjen dhe tensionin. Përveç kësaj, masazhi përmirëson qarkullimin e gj akut në tru.
Dilni në ajër të pastër
Kaloni sa më shumë kohë jashtë, mundësisht në natyrë. Në fundjavë, përpiquni të shkoni në një pyll, një park të madh ose një mal, në mënyrë që të merrni pak ajër të pastër.
Kujdes dietën tuaj
Ushqimet e pasura me magnez rekomandohen për këdo që vuan nga dhimbja e kokës. Përfshini arra, brokoli, fasule dhe perime jeshile në dietën tuaj. Përveç kësaj, do të përfitoni edhe nga ushqimet e pasura me vitamina B, si vezët, qumështi, salmoni, farat, midhjet.
Merrni një pushim të mirë
Pushimi është i nevojshëm që trupi të funksionojë mirë. Mundohuni të mos e sillni stresin në shtëpi dhe kaloni kohën tuaj të lirë duke pushuar, me njerëzit që doni dhe që ju mbushin me energji pozitive. Kaloni më shumë kohë jashtë, në ajër të pastër dhe më pak kohë para televizorit. Mundohuni të shkoni në shtrat deri në orën 11 të natës dhe të flini të paktën 7 orë.