“Aldo Morning Show” iu ka bërë shoqëri teleshikuesëve edhe ditën e sotme, për 3 orë në mëngjes.Në rubrikën “Vox Pop” nga “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Reinaldo Bregu doli në terren për të pyetur qytetarët nëse është më mirë beqaria apo martesa.
Të gjithë personat e pyetur ranë dakord se martesa është zgjedhja më e mirë. Qytetari 1: Beqarllëku është ma skarallëk. Nuk të shijon jeta. Jeta shijon me familje.Qytetari 2: Familja është kryesore. Reinaldo Bregu: Janë halle.
Qytetari 2: Ça halle, ça halle? Po ne që mbajtëm nga 4 kalamaj, ç’na gjeti?Reinaldo Bregu: I mbajtët se ashtu ishte koha. Kurse unë po e shijoj jetën thotë ai. Qytetari 2: Po e qajnë atë kohë. 4 kalamaj. I nxora me universitet, me 10-ta.