“Martesa e përkohshme dhe tradhtia”, ishte tema për këtë javë në emisionin Kojshia Show, ku mysafire për të diskutuar për këtë temë ishin, islamologia Ikballe Huduti dhe detektivja e njohur nga Shqipëria, Shkënda Lil, transmeton Korrespodenti.
Moderatori i emisionit e pyet detektiven se mos e njeh Ikballen, Shkënda i thotë se e njeh, pasi që ajo është edhe objektiv i saj.
“Këtu kam ardhur një udhë e dy punë, pasi burri i saj me ka angazhuar ta inves tigoj për tradhti”, ka thënë Shkënda. Me të dëgjuar këto fjalë, Ikballe Huduti thotë se nëse kjo është e vërtetë, ajo menjëherë do ta shkurorëzojë burrin e saj, dhe ngritët për t’u larguar nga emisioni e nervozuar.
Për të parë këtë situatë, shikojeni minutën 21:40 e emisionit në videon e më poshtme.