Lajme

Detajet/ Shkak u bë dashuria e dy të rinjve, ja si ndodhi ngjarja e rëndë ku humbën jètën babë e bir

Një histori dashurie mes dy adoleshentëve u bë shkak i ngjarjes së rëndë së ndodhur ditën e sotme në Klos.

17-vjeçari Kenard Shira humbi jetën, ishte dashuruar me vajzën 16-vjeçare të autorit të ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri.

Ishte familja Mjeshtri që kundërshtonte këtë lidhje mes të rinjve dhe shkruan në një lokal në qendër të Klosit për t’u sqaruar. Fiqiriu kishte marrë me vete dhe dy vëllezërit, Besnik Mjeshtrin që ishte po lic bashkiak dhe Fatmir Mjeshtrin.

Ndërsa 17-vjeçari kishte marrë të atin dhe dy të afërmit e tyre për t’u sqaruar me familjen e vajzës. Sherri mes tyre degradoi në përdorimin e armëve. Jetën e ka humbur edhe babai i 17-vjeçarit.

MË TË LEXUARAT

To Top