Lajme

Rama i mbylli sytë Kurtit në Berlin, nisin memet në rrjetet sociale: Shën Valentini?

Në Berlin të Gjermanisë zhvillohet Kongresi i Partive Socialiste Europiane. Në këtë kongres merr pjesë Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i shoqëruar nga stafi i tij.

Gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri ka siguruar një video ku shfaqet Kryeministri Edi Rama që takohet me Albin Kurtin. Rama i ka dalë prapa krahëve dhe i ka mbyllur sytë Kurtit.

Takimi mes dy Kryeministrave në Berlin ka qenë miqësor teksa po përgatiteshin për nisjen e Kongresit të Partive Socialiste Europiane. Në rrjetet sociale kanë nisur edhe memet për këtë gjë.

'Gjeje kush jam'/ Rama surprizon Kurtin, i shkon nga pas dhe i mbyll'Gjeje kush jam'/ Rama surprizon Kurtin, i shkon nga pas dhe i mbyll

MË TË LEXUARAT

To Top