Lajme

Mot shumë i keq në ishullin ku ka shumë shqiptarë/ Uji po merr para çdo gjë, humb jetën fotografi

Ishulli i Kretës në Greqi është përfshirë nga një mot i keq, i cili i ka marrë jetën një 45 vjeçari.

Sipas autoriteteve greke, një automjet ku brenda tij ishin vi kti ma dhe dy turiste u rrëmbye nga ujërat në vendin e quajtur Ajia Palagjia në afërs të Heraklios, ku 45-vjeçari, babai i dy fëmijëve u gjet pa shenja jete.

Kërkimet vijojnë ende për një grua që ndodhej në makinë, ndërsa para pak kohësh u gjet gjallë gruaja tjetër që rezultonte e zhdukur.

Ende nuk dihet identiteti dhe nacionaliteti i tre personave. Reshjet e shiut dëmtuan disa ura dhe muret mbajtëse të disa banesave, ndërsa janë përmbytur dhjetëra dyqane në zonë.

MË TË LEXUARAT

To Top