Lajme

Kriza e energjisë, Rama: Dimri nuk do të jetë aq i keq nëse bien reshje shiu

Kryeministri Edi Rama garantoi sot se dimri për shqiptarët nuk do të jetë aq i dhimbshëm falë masave që sipas tij, qeveria i ka marrë.

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, që kishte në fokus angazhimin e partisë për zgjedhjet lokale 2023.

“Aktiviteti nis nesër dhe shtrihetnë të gjithë Shqipërinë për të komunikuar intesivisht me të gjithakomunitetet. Kemi finalizuar buxhetin e 2023, dyfishi i vitit 2013 çka tregon se shumëçka ka ndryshuar pozitivisht në funksion të së ardhmes së vendit. Ky dyfishim i buxhetit bazohet te domosdoshmëria për të mbështetur të gjithë për aq sa të jetë e mundur. Do e mbrojmë çmimin e energjisë, shpresoj të kemi gjithçka të nevojshme. Duke patur më shumë prurje kemi nevojë më pak për import. Këtë dimër do e kapërcejmë pa dhimbje të mëdha. Masat i kemi marrë, mbështetja masive do të vazhdojë”, u shpreh Rama.

MË TË LEXUARAT

To Top