Një ak sident ndodhi të dielën në Reggio Emilia. 4 shqiptarë, mes të cilëve 3 fëmijë, ndërruan jetë pasi makina ku udhëtonin u përplas me një shtëpi. Një 22-vjeçare u shua së bashku me vëllain 12-vjeçar dhe motrën 10-vjeçare. Mediat kanë raportuar se 22-vjeçarja ishte nëna e djalit të vogël, rreth 2 vjeç, i cili është gjithashtu humbi jeten.
I vetmi që mundi të shpëtojë, ishte shoferi, bashkëshorti i 22-vjeçares dhe babai i 2-vjeçarit. Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spital. Mediat italiane shkruajnë se situata në vendin e ngjarjes ka qenë shumë e trishtë. Disa prej zjarrfikësve që u është dashur të nxjerrin nga mjeti trupat e pajetë nuk kanë mbajtur dot lotët përballë asaj që kanë parë. Ka qenë shumë e vështirë për ta, pasi makina tip “Fiat” kishte pësuar dë me të mëdha.