Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Sipas SHMU kjo vjen si pasojë e pozicionimit të fortë të Anticiklonit Afrikan i cili sjell jo vetëm mot të qëndrueshëm por edhe masa ajri të ngrohta.
Në këtë mënyrë moti përgjatë të gjithë javës që presim parapara parashikohet i kthjellët si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore.
Gjithashtu vlen për tu theksuar se vlerat e temperaturave në orët e mëngjesit do të jenë relativisht të ulëta ndryshe nga ato të mesditës të cilat do të jenë relativisht të larta.