Lajme

Arjan Konomi habit me rrëfimin: Nuk e dija që në Kosovë flitej shqip

Analisti Arian Konomi i ftuar në një emision në një televizion kosovar thënë se gjatë kom unizmit ka pasur pro pagandë kundër Kosovës.

“Unë jam Vlonjat.

Ne në Vlorë nuk e dinim që në Kosovë kishte shqiptarë.

Mendonim se ishin jugosllavë që flisnin shqip. Absolutisht nuk e dinte njeri [në Vlorë] se në Tetovë ka shqiptarë.

Në vitin 1998-99 iu tregoja miqve të mi për shqiptarët e Maqedonisë e Veriut. Iu thosha se janë shqiptarë si ne, nuk e besonin. Nuk e kishin këtë ide”.

Konomi tutje vazhdon:

“Unë personalisht kur kam ardhur si student në Tiranë nga Vlora si 18-vjeçar, pata parë fshehurazi një film në televizionin e Prishtinës (RTP) dhe ai ishte me titra shqip.

Pyesja si ka mundësi që këta e bëjnë film me titra shqip.

Nuk e dija që janë shqiptarë”, theksoi Konomi.

Ai thotë se njëjtë i kishte ndodhur me një roman që vinte nga Kosova.

“Tani duket absurde kjo që po e them, por në Shqipëri kanë qenë njerëzit shumë të pakët që e dinin se në Kosovë kishte shqiptarë”, deklaroi tutje Konomi.

MË TË LEXUARAT

To Top