Lajme

Zgjedhjet në Shqipëri/ Arian Çani: Nëse do të fitojë opozita të marr kredi

Analisti dhe moderatori Arian Çani, thotë se nëse opozita do të fitojë zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, duhet të marrë super kredi në bankë për të financuar fushatën. Sipas tij, pushteti hyn në lojë me fitore të mëdha, ndaj opozita duhet të jetë e përgatitur.

“Pushteti hyn në lojë me një fitore të madhe këtë herë, 10 me 0. Unë fus në garë edhe Durrësin dhe Elbasanin që janë shumë të rëndësishme, Durrësi është metropol i madh, nëse Berisha dhe Meta e marrin prapë do ishte fitore e opozitës edhe nëse humbin Tiranën.

Duhen shumë para për fitoren, nuk e kanë fuqinë financiare që ka pushteti, 200 milionë euro është buxheti i Tiranës. E zëmë se del në garë Belindi, sado të ketë mbështetje morale duhen para, paratë duhen edhe në fushatat në Europë.

Joshen njerëzit nga paratë, nga premtimet dhe ndihmat, mund të mos paguhen 50 euro vota, por ndikohen në mënyra të tjera. Kur paratë përdoren në mënyrë të drejtuar pra për një kategori popullsie në vështirësi luajnë me shoqërinë civile, dërgojnë ndihma etj.

Mendoj se opozita duhet të bënte hapur, të merrte kredi në bankë, një kredi super të madhe sepse duke pasur një arkë partiake me shumë para krijon besim te njerëzit, tingëllon cinike por ato bëjnë diferencën, zgjedhjet janë një treg. Ato zbukurohen me para, mitingjet kushtojnë, ekranet e mëdha ku duket Rama bëhen me para, por jo të buxheteve sepse nuk mjaftojnë.

Meqë loja është e tillë, opozita duhet të marrë një kredi për të blerë Shqipërinë, patjetër mbi 100 milionë euro, kolateral do kenë besimin. Di që në gjithë botën marrin kredi opozitarët. Godina akutale e PD-së është kolateral i mirë, partia merr kredinë, nuk do marrin Meta dhe Berisha”, thote Cani.

MË TË LEXUARAT

To Top