Mbrëmjen e sotme, në lagjen 18 tetori në Lushnjë, ka pasur një shpë rthim me tritol në banesën e Altin Lamçes, ku për pasojë janë thyer dyert e dritaret e banesës.
“Rreth orës 22:25, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, në oborrin e banesës së shtetases L. L., 75 vjeçe, ka shpërthyer lëndë e dyshuar pla sëse, duke shkaktuar dëme materiale. Grupi het imor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njoftoi pol icia.
Burime bëjnë me dije se vetëm pak minuta pas Lushnjës, një tjetër shpërthim me tritol ka ndodhur në Fushë-Krujë në lagjen Zallë. Gjithashtu, edhe këtu dëmet kanë qenë vetëm materiale. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve.