Dritare TV ishte në Kukës, në qytetin që sot, ngjan si një fshat. Kështu pohojnë vetë kuksianët. Rinia po e braktis çdo ditë këtë qytet, duke zgjedhur rrugën me g omone drejt Britanisë së Madhe.
Realitet, që njihet e pranohet, nga kuksianet, të cilët për kamerën e Dritare TV, treguan se ata që kanë mbetur, janë kryesisht mosha e tretë.
Një vajzë e cila jetonte në Tiranë, por ishte kthyer për pak ditë te familja e saj, tregon realitetin e qytetit, aty ku jeta mbyllet, ende pa rënë dielli.
Vajza nuk donte të dilte, pasi në Kukës, vec problemeve njerëzit kanë edhe fr ikë. Në Angli ka një Kukës të vogël, thotë vajza, e cila reagon e habitur, kur në qytetin e saj më shumë njerëz se zakonisht, ku ishte pjesë edhe stafi i Dritare TV.
Kukësi është një qytet veri-lindor, është një nga qytetet e vogla të Shqipërisë. Dikur para këtij qyteti ku është sot egzistonte Kukësi i Vjetër i cili sot është i mbuluar nga ujërat e Fierzës dhe vendi ku ishte Kukësi i vjetër sot quhet Liqeni i Fierzës ku më gjatë do flasim më poshtë.
Përsa i përket pozitës gjeografike Kukësi është një vend malor. Gjithashtu në Kukës kemi turizmin malor i cili është shumë i frekuentuar gjatë stinës së dimrit. Kukësi është i rrethuar nga male dhe një ndër malet është edhe ai i Gjalicës por kemi edhe malin Koritnik. Kukësi është i rrethuar nga tre anët me ujë që po ta shikosh nga lart duket si një gadishull.