Mjeku Ilir Alimehmeti do të garojë në Primare për bashkinë e Tiranës. Në një deklaratë për mediet, Alimehmeti ka shpallur kandidaturën për të hyrë në Primare, që do të zhvillohen nga Partina Demokratike.
Alimehmeti: Sot, në shërbim të komunitetit, unë kandidoj në zgjedhjet primare për Bashkinë e Tiranës pranë Partisë Demokratike të Shqipërisë, me besimin e plotë se procesi i Primareve do të jetë plotësisht transparent, i besueshëm dhe shpresë ndjellës.
“Gjatë viteve në vijim gëzova mbështetjen dhe vlerësimin e pacientëve, kolegëve dhe studentëve të mi, por bashkë u njohëm më gjerë për shkak të krizës së shëndetit publik që goditi botën gjatë tri viteve të kaluara. Ajo prani mediatike dhe ai adresim i publikut nuk erdhi si rrjedhojë e babëzisë për përfitime ekonomike dhe as e etjes për lavdi personale, por erdhi si rrjedhojë e përgjegjësisë qytetare për të vendosur dijet, vlerat dhe vërtetësinë në shërbim të komunitetit tonë të sëmurë e në nevojë.
Me të njëjtën ndërgjegje qytetare, me të njëjtat vlera dhe me të njëjtin seriozitet, duke ndjekur hapat e prindërve të mi më parë, vij para jush për t’ju dedikuar plotësisht Tiranës dhe komunitetit të saj, pasi Tirana jonë është e sëmurë dhe në gjendje krize miqtë e mi. Dhe, miqtë e mi, Tirana i ka të gjitha mundësitë për t’u shëruar dhe ringjallur, vlerat dhe bukuria e saj mund të ripërtëriten, por kjo mund të ndodhë vetëm përmes punës, mundit dhe djersës, ndërgjegjes qytetare dhe kontributit të çdonjërit prej nesh që ka vendosur të ndërtojë jetën në Tiranë, përfshirë këtu edhe mua.
Sot, në shërbim të komunitetit, unë kandidoj im në zgjedhjet primare për Bashkinë e Tiranës pranë Partisë Demokratike të Shqipërisë, me besimin e plotë se procesi i Primareve do të jetë plotësisht transparent, i besueshëm dhe shpresëndjellës”, tha nër të tjera në fjalimin e tij, mjeku Ilir Alimehmeti.