Bilbilit, shtëpinë ja shembi tërmeti i 26 nëntorit. Jetoi në këtë kontejner bashkë me familjen e tij për të më shumë se tre vite.
“Dikush na e solli kur ishte t ragjedia e tërmetit, na bëri nder sepse ishim në një çadër. Këtu kanë qëndruar vetëm fëmijët, haja bukë dhe shkoja tek çadra, ku të rrija”, shprehet Bilbil Zame.
Sot ka një shtëpi të ndërtuar nga fillimi. Shumë persona kanë kërkuar t’ia blejnë kontejnerin, por ai nuk pranon ta shesë as për 5 milionë lekë.
Bilbili ka tre fëmijë dhe mbahet vetëm me 30 mijë lekë të ardhura në muaj, e megjithatë sipas tij kujtimet nuk blihen.
“Nuk e shes se këtu kam qëndruar gati 2 vjet e ca. Edhe 5 milionë të bëjë nuk e shes”, thotë ai. Blbili dëshiron që t’ia dhurojë kujtdo që ka nevojë, ashtu siç ju gjendën pranë dhe atij.
“Dua ta dhuroj, ku të jetë e nevojshme. Kam pasur tre fëmijët aty, me vjen keq. Nëse ka dikush nevojë, dua ta dhuroj”, shprehet Bilbili. Shumë familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit jetuan në kontejnerë, duke i kthyer në banesa.