Vendimi nëse fasha prej 800 kilovatorësh do të aplikohet ose jo për këtë muaj do të merret pas javës së parë të nëntorit.
Gjatë raportimit në komision, të shoqëruar me përplasje me deputetët e opozitës, ministrja Balluku tha se faturimi me fasha do të varet nga reshjet dhe kursimi i energjisë.
““Nuk mund të thuhet rritja e çmimit të energjisë. Nuik është rritur me asnjë qindarkë, ka qenë dhe është 9.5 lekë. E di që ty po të plas shpirti të rritet, por këto janë punët e Zotit. Data 3 nëntor dhe njerëzit shkojnë bëjnë plazh, kjo nuk është puna e qeverisë.
Nuk ja kemi lënë Zotit, ja kishit lënë ju Zotit. Sa herë del dhe bën Putin një deklaratë, çmimi I energjisë tërbohet dhe shkon atje ku nuk na e ka prerë truri. Nesër parashikohet një event shiu në Kaskadë, ne nuk duam ta vendosim fashën. Faturimi teknik nis javën e dytë të muajit dhe nëse do të kemi prurje, nuk do ta vendosim fashën. Konsumi ka rënë ndjeshëm, 6.2% për muajin tetor”, tha Belinda Balluku.
Balluku pranoi se numri i familjeve që preken nga fasha është më i lartë se 48 mijë abonentë, sa ishte deklaruar në fillim.
“Është 4% e konsumatorëve që janë 1 milion e 90 abonentë, dhe vetëm 4% e tyre kalojnë 800 kv. Në muaj me kosum, të lartë kemi 58 mijë familje.”