Lajme

I drejtohet thirrje Edi Ramës nga Kisha: Ndaloni largimin e shqiptarëve, vendi po zbrazet nga emigracioni

Reflektim urgjent nga politika shqiptare dhe qeveria për të frenuar largimin e shqiptareve nga trojet e tyre duke krijuar kushte me të mira të jetesës.

Kjo është kërkesa e drejtpërdrejtë e Presidentit të Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, Angelo Massafra, drejtuar ligjvënësve shqiptarë. Në mesazhin e tij, ai thekson se është përgjegjësia e politikës, që shqiptarët sot nuk e shohin të ardhmen në vendin e tyre.

“Ne Ipeshkvinjtë e Shqipërisë, të mbledhur në Asamblenë e zakonshme të Konferencës Ipeshkvnore, mbajtur në Tiranë më 25-26 tetor 2022, mes argumenteve më me interes që i përkasin Kishës Katolike dhe popullit tonë aq të dashur shqiptar, kemi trajtuar edhe problemin e dhimbshëm të shpopullimit që po i shkaktohet në mënyrë dramatike vendit tonë.

Duke vlerësuar situatën e rëndë në të cilën ndodhemi, kemi vendosur të mos heshtim, duke ngritur zërin tonë në mënyrë që të dëgjohet nga organet kompetente shtetërore dhe nga populli ynë. Kjo bëhet me qëllim që të gjejmë rrugë për t’i vendosur fre këtij fenomeni, i cili, në disa raste, shfaqet edhe në forma të paligjshme, forma pas të cilave fshihen edhe raste trag jike.

Situata është e qartë në sytë e të gjithëve. Këtë na e konfirmon puna baritore e motrave dhe meshtarëve, si edhe dëgjimi i besimtarëve tanë, të cilët në mënyrë dramatike na rrëfejnë se si familje të tëra preferojnë të emigrojnë prej fri kës se nuk mund t’u garantojnë një të ardhme të sigurt fëmijëvë të tyre e se shumë prej tyre kanë humbur shpresën për të jetuar në Shqipëri. Në këtë mënyrë kemi një boshatisje totale të strukturave shkollore në zonat rurale (kjo d.m.th. një të ardhme pa të rinj) dhe mungesën e atyre që mund të quhen profesionet më të çmueshme për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit tonë, siç është personeli shëndetësor, arsimor dhe profesione të ndryshme.

MË TË LEXUARAT

To Top