Lajme

Trishtim/ Humb jetën nga sëmundja e keqe infermierja shqiptare

Ka humbur jetën në moshë të re infermierja e repartit të alergologjisë të Spitalit të Mitrovicës, Shpresa Jusufi.

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve përmes një shkrimi në Facebook kanë ngushëlluar familjen, kolegët e miqtë për humbjen e Shpresa Jusufi.

“E ndjera, ndërroi jetë në moshën 44 vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Kolegët, miqtë dhe familjarët do të ruajnë kujtimet më të mira për Shpresën, e cila do të kujtohet për virtytet e larta njerëzore dhe intelektuale.

Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vd ek jes së parakohshme të koleges Jusufi, e cila dha një kontribut të çmuar në shërbim të pacientëve”.

MË TË LEXUARAT

To Top