Lajme

”Ka dhe infermiere të mira”/ Flet vajza që postoi foton me të moshuarën nga Kosova: Ka bërë shumë punë aty

Ish-infermierja në qendrën për të moshuar “Orenda” ka reaguar pas kritikave që iu bën rreth videos që u shpërnda bashkë me të moshuarën që u s ulmua nga Aurona Pelaj.

D.S. më tutje tregon se videon e ka shpërndarë të tregoj se si ka kaluar kohë të mira me të moshuarën gjatë kohës sa punonte aty, dhe tregon se nuk është shtyrë nga qendra për të moshuar “Orenda” të bëj këtë postim siç thuhej në reagime dhe tregon se me atë kompani nuk ka asnjë lloj kontakti. Më tutje gjatë një shkrimi i ka kërkuar falje familjarëve te të moshuarës nëse janë ndjerë të prekur pas këtij postimi.

Më poshtë reagimi i plotë i saj pa ndërhyrje:

Edhe një sqarim i fundit publik,pas tron ditjes së fundit që ka kapluar vendin!
Unë si ish-puntore e Rezidences Orenda, ndjehem e sho kuar per lajmet e fundit pas rastit.
Edhe një herë bëj të ditur se pas largimit tim nga ajo qender, nuk kam asnjë kontakt me ata të rezidences në fjalë.

Pas një periudhe, unë e kam lën punën në Orenda. Kam reaguar në atë mënyrë pasi që e kam parë të nevojshme që të shprehi mllefin per rastin duke reflektuar pozitivitet për punën e palodhshme që kam bërë aty.

MË TË LEXUARAT

To Top