Lajme

Fyerjet në drejtim të shqiptareve, gazetarja britanike: Nuk e dua Anglinë, dua ushqimin shqiptar

Në Intervistën e radhës në Dritare TV ishte e ftuar gazetarja britanike Alice Taylor, e cila prej pesë vitesh tashmë jeton në Shqipëri, vend me të cilin thotë se është dashuruar.

Teksa na tregon se çfarë e solli këtu dhe pse zgjodhi Shqipërinë, folëm gjithashtu edhe mbrojtjen që ajo i bën shqiptarëve dhe kundërshtimin e retorikës së qeverisë britanike kundër shqiptarëve që shkojnë atje. Nuk munguan as planet për të ardhmen, dhe një mesazh për t’i mbajtur të rinjtë këtu!

“Unë e kam lënë Anglinë dhe kam jetuar në botë prej 50 vjetësh tashmë. Gazetaria nuk është profesioni im i parë. Më parë kam punuar si avokate, por nuk më pëlqente dhe kalova tek gazetaria, 10 vjet më parë. Puna e gazetarit është njësoj në të gjithë botën.Në Shqipëri është e vështirë të jesh gazetare, por në fund të fudnit në gjithë botën ka vështirësi për gazetarët. Por mua më pëlqen të shkruaj për gjërat pozitive në Shqipëri, për kulturën, për historinë këtu. Kam shkruar për The Times, BBC, Deutche Welle e plot media të tjera të njohura. Shqipëria ka probleme, dhe është e rëndësishme të thuhet e vërteta, por kjo të bëhet ne ekulibër. Pra në një anë problemet e në një anë të mirat e vendit.

Ajo që më pëlqen shumë në Shqipëri është se çdo qytet është ndryshe, ka dialektin e vetë të veçantë, ushqimin , muzikën e vallet e tij të veçanta, është kudo ndryshe. Psh Tropoja, nga Valbona e Thethi është kaq ndryshe. Ka veshje dhe tradita të veçanta. Për mua ka kaq shumë për të mësuar. Mua më pëlqen shumë materiali tradicional që bëhen punimet, pra tezgjahu, qilimat. E kam shtëpinë të mbushur plot me qilima, me gjëra tradicionale. Madje dhe në shtëpi gatuaj ushqim tradicional. Nuk më pëlqen fare ushqimi anglez. Kanë vetëm patate dhe birrë. Mikja ime e cila ka një fermë në Manzë më sjell shpesh një shportë me ushqime bio të cilat përpiqem t’i gatuaj. Nuk jam kuzhiniere shumë e mirë, por provoj, përpiqem./ Dritare.net

MË TË LEXUARAT

To Top