Trupat e babë e bir, të cilët u rrë mbyen nga rrjedha e ujit teksa ndodheshin në automjetin e tyre në Shkrel të Shkodrës, ende nuk janë gjetur.
Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga raportoi në emisionin “Good Morning Albanians” se mbrëmjen e djeshme, janë ndërprerë kërkimet.
“Në njësinë administrative të Shkelit, në Malësinë e Madhe, mbrëmjen e djeshme janë ndërprerë kërkimet nga focat RENEA, polumbarët, forcat e FNSH-së, si dhe banorë të zonës. Ende në momentet që flasim, nuk është bërë e mundur gjetja e trupave të babë e bir, të cilët u rrëmb yen nga përroi i thatë ditën e djeshme”, theksoi Gjerga.
Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Pjetër Rushajn dhe djalin e tij, që ndodhej së brenda automjetit që mori përpara rrjedha e ujit të përroit mesditën e së dielës.
Brenda makinës ndodhej dhe vajza e Rushajt, por kjo e fundit ka arritur të shpëtoj.
Moti i keq ka përfshirë Shqipërinë, ku qyteti më problematik aktualisht mbetet Shkodra.