Lajme

Reshjet e shiut në Shqipëri/ Situata më e keqe në Shkodër dhe Lezhë, raportohet për jetë të humbura

Prej më shumë se dy ditësh moti i keq ka kapluar vendin. Situata në qarqet e vendit është alarmante kudo, por Shkodra dhe Lezha janë dy qytetet më të rr ezikuara në vend. Me mijëra hektarë të mbytur, qindra banesa të mbuluara nga uji dhe fatkeqësisht dy jete te humbura, është bilanci i motit të keq në vend.

Si paraqitet situata në çdo qark:

Shkodra:

Shkodra ndodhet nën pushtetin e ujit pas reshjeve të dendura që nisën një ditë më parë. Disa fshatra të kryeqendrës së veriut janë përmbytur totalisht, ndërsa mbi 50 familje janë evakuuar pasi uji është futur në banesat e tyre. Gjithashtu mbi 700 familje janë izoluar komplet në fshatrat e Shkodrës. Fatkeqësisht në Shkodër kanë humbur jetën dhe 2 persona, babë e bir, të cilin i mori rrjedha e përmbytjeve ditën e djeshme.

Lezhë:

Qyteti i Lezhës është zgjuar sot me një panoramë aspak të këndshme si pasojë e reshjeve të dendura përgjatë ditës së djeshme, e cila ishte një nga qarqet më me shume probleme si pasojë e motit të keq. Rreth 1500 hektarë tokë Në Zadrimë, Torovicë dhe Kakarriq janë përmbytur plotësisht, ndërsa disa zona kanë mbetur pa energji elektrike. Në Lezhe janë përmbytur mbi 23 banesa dhe mijëra hektarë tokë, por fatmirësisht ndryshe nga Shkodra nuk ka asnjë humbje jete.

Durrës:

Një nga zonat e prekura nga përmbytjet është dhe ajo e ish-Kënetës në Durrës ku shumë banesa tashmë ndodhën në ‘pushtetin’ e ujit. Mjëra hekltarë tokë janë përmbytur në Durrës, ndërkohë që e vetmja mënyrë për të kaluar në rrugët e ish-Kënetës është nëpërmjet varkave. Mbi 10 banesa janë përmbytur në Durrës.

Gjirokastër:

Në qytetin e Gjirokastrës situata paraqitet më me pak probleme, krahasuar nga qarqet e tjera të vendit, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që mbizotëruan përgjatë ditës së djeshme. Emergjencat civile në këtë qark informojnë se nuk ka banesa të përmbytura apo toka bujqësore. Por si pasojë e reshjeve të dendura disa akse janë bllokuar nga rrëzimi i gurëve dhe disa pemë janë thyer.

Kukës-Vermosh:

Teksa situata në disa qarqe të vendit vijon të jetë alarmante nga përmbytjet masive si pasojë e reshjeve intensive të shiut, në Vermosh dhe Theth ka nisur dimri. Në aksin Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore dhe po punohet për pastrimin. Reshjet e para të borës kanë nisur edhe në Kukës, ku vendi është zbardhur, ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për përmbytje.

Bulqizë:

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në rrugën e Arbërit. Të shoqëruara me erëra të forta, të cilat kanë vijuar natës gjithë natës dhe ditës së sotme, reshjet kanë sjellë përmbytje në disa segmende të akseve rrugore nacionale e ruale ndër to edhe një segment i Rrugës së Arbërit.

MË TË LEXUARAT

To Top