Lajme

”Jepja mësim në atë kohë”/ Gruaja e Edi Ramës, publikon pamje që nuk janë parë më parë

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, ditën e sotme prezantoi platformën e saj online, uebfaqen “Linda.al”, që ashtu si dhe vetë ajo e tha është hapja e një porte të botës dixhitale mbi jetën e saj profesionale dhe qytetare.

Në faqen e parë të uebsajtit ajo ka postuar një foto të papublikuar më herët, një foto ku shihet teksa jep mësim në auditore.

Ndërkohë, në faqet e tjera Linda Rama ka përzgjedhur që të bëjë një përshkrim të shkurtë të jetës së saj profesionale, ku ka listuar arritjet akademike, diplomat e marra dhe eksperiencat e saja në auditore.

“Në 1987, është diplomuar me rezultate të mira për ekonomi në Universitetin e Tiranës. Puna e parë ishte në Kombinatin e Tekstileve në Tiranë, një sipërmarrje e madhe tipike socialiste që shëntoi kontaktin e parë me zbatimin praktik të një enokomie të ngurtësuar në plane të centralizuara. Në të njëjtën kohë ajo filloi të jepte mësim lëndën “Organizimi dhe Planifikimi i Ndërmarrjeve Industriale”, në Univeristetin e Tiranës.

MË TË LEXUARAT

To Top