Që nga pasdita e të enjtes që lam pas, e në vazhdim presim stabilizim të kushteve të motit. Të paktën deri nga data 5 dhjetor, mbase edhe përtej datës 5. Kryesisht për zonat veri-perëndimore.
Por gjatë kësaj periudhe nuk do të mungojnë totalisht reshjet, por sasia e tyre do të jetë krejt e paktë dhe e papërfillshme. Do të jenë vetëm 2 ditë të cilat janë dita e diel edhe dita e hënë të cilët do të kenë momente të shkurtra me pika shiu. Kryesisht në mbrëmje dhe në mesantë.
Në zonat malore do të ketë reshje dëborë. Në veri-lindje dhe në lindje të territorit. Do të ketë mjaftueshëm ditë me diell dhe kryesisht mesdita është ajo që do të favorizojë rikuperimin e zonave të përmbytura, për shkak të temperaturave që do te jëni 12-15 gradë celcius.
Mëngjeset paraqiten mjaft të freskëta edhe në ato zona. Nuk priten ndryshime në tablon termike. Mëngjeset mbesin të ftohta. Deri 4-5 ditët e para të dhjetorit nuk pritet ndryshime të situatës. Shirat në vend do të jenë të pakta dhe në zonat malore flokët e dëborës do të jenë të pakta.
Gjithashtu meteorologia Tanja Porja përmendi se pas 10 ditëshit të parë të dhjetorit pritet një sistem i fuqishëm me vranësira, të ngjashme me reshjet që sapo kaluam.