Lajme

I ftohti prek Shqipërinë/ Këto janë zonat, ku temperaturat do të ulen shumë

Temperaturat janë ulur gradualisht gjatë ditëve të fundit dhe pritet që nivelin minimal për këtë javë ta arrijnë të dielën ku termometri do të bjerë nën zero.

Për shkak të rrymave të ftohta ajrore që do të “pushtojnë” vendin tonë nga veriu dhe lindja, temperaturat minimale do të zbresin deri në -3 gradë Celsius në zona si Peshkopia dhe Bulqiza, ndërsa ato maksimale do të shënohen në Vlorë dhe Sarandë duke arritur gjatë ditës deri në 7 gradë Celsius.

Gjatë ditës së nesërme pritet që zonat veri-lindore dhe ato jug-lindore të pushtohen edhe nga reshjet e dëborës, të cilat do të jenë me intensitet të ulët, por që mjaftojnë për të njoftuar se tashmë jemi futur zyrtarisht në dimër.

MË TË LEXUARAT

To Top