Sot shënohet 3 vjetori i tërmetit i 26 nëntorit:
Luljeta Bozdo në një intervistë në Ora News me gazetaren Siklajda Shorja u kthye pas në kohë ku kujtoi ato momente dhe i cilësoi si një gjë e fri kshme.
Luljeta Bozdo: Tërmeti ishte një gjë e fr ikshme është një ndër katas trofat natyrore që ndodhin shpesh. Është një fenomen i fr ikshëm. Shumica ishin të papërgatitur. Pati shumë shka tërrime ç’është e vërteta. Problem i parë ishte të shpëtonin ato që ishin nën rrënoja.
Aty ishin dy faktorë kryesor ndërtimi në vende ku nuk duhej ndërtuar pa studim gjeologji dhe e dyta pa pasur asnjë profesionist. Që të llogarisë qëndrueshmërinë e objektit. Njerëzit nuk e kuptojnë ë ti n ë apartament nuk mund të ndërhysh në kolona sidomos në katet e poshtme. Faktori i tretë është se njerëzit janë indiferent, shikojnë që po bëhet një gjë dhe nuk ndërhyjnë.
Sipas saj “në Shqipëri gjatë këtyre 3 vjetëve janë strehuar me mijëra familje, 85 për qind e familjeve”.
Luljeta Bozdo: Në Shqipëri gjatë këtyre 3 vjetëve janë strehuar me mijëra familje. Ka ende familje të pastabilizuara por 85 për qind e familjeve janë futur në shtëpi të reja që nuk i kishin imagjinuar asnjëherë. Në apartamente dhe vila fantastike.
Po të shkosh në Baldushk në shtëpitë e rrënuara që kishin fshatarët që ato dhe pa tërmet do të binin kanë hyrë në ca vila që nuk i kanë ëndërruar kurrë në jetën e tyre. Janë shtëpi dhuratë se nuk paguan asnjë lekë për atë punë. Është një 10 për qindësh që ende nuk janë sistemuar por dhe atyre do t’ju vijë radha.